Protesta e maturantëve në Fier, kundërshtojnë tezën e provimit të matematikës

12/06/2021 14:21

Maturantët e shkollave publike dhe jopublike në Fier protestuan përpara Drejtorisë arsimore në Fier.

Ata kundërshtojnë tezën e provimit të Matematikës. Maturantët janë të indinjuar dhe të shqetësuar, pasi sipas tyre teza nuk i përmbahej nivelit të premtuar dhe se koha nuk ishte e mjaftueshme.

Ata paraqitën disa pika, të cilat përfshinin dhe një rishikim të sistemit të pikëve dhe vlerësimit për maturantët.

Përtej zhgënjimit shumë të rinj u shprehën se dëshironin një të ardhme për shkollim dhe mundësi punësimi në vendin e tyre.

Protesta e maturantëve është mbikëqyrur në distancë nga uniformat blu.

Top Channel