Kjo fundjavë është shumë e ngjeshur me evente politike nga dy partitë e mëdha në vend.

Demokratët sot janë në heshtje zgjedhore sepse nesër do votojnë për kryetarin e ri. Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, bëri me dije se është miratuar lista, jo përfundimtare, e përfaqësuesve të kandidatëve në komisione.

Në një deklaratë për mediat, Gjana u shpreh se janë Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi të cilët ende nuk kanë dorëzuar listën e tyre dhe se për këtë do të ketë një mbledhje të Komisionit pasdite.

Gjana: Miratuam listën jo përfundimtare, sepse nuk janë përfaqësues për të gjitha komisionet. Kadilli ka sjellë përfaqësuesit e tij nga 76 në 54 komisione. Kam bërë një njoftim që në mëngjes për të tre kandidatët dhe për tre përfaqësuesit e tyre, i vetmi që ka reaguar ka qenë zoti Kadilli.  Në këto kushte detyrohemi të rimblidhemi prapë pasdite. Ende nuk kam një konfirmim nga stafi i Zonjës Harxhi. Asnjë emër nuk do të bëhet pjesë e komisioneve të votimit dhe të numërimit me 76 komisionet e ngritura në shkallë vendi që nuk do të jetë anëtarë partie dhe nuk i takon degës që i ngarkohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA