Një kriminel është burgosur dje për gjashtë vjet e gjysmë në Britani pasi kishte tërhequr nga rrobat një grua jashtë makinës, dhe u largua me mjetin teksa fëmijët e saj ulërisnin në sediljen e pasme. Pamje e renda u kapen nga kamerat e sigurise.
Tre bijat e gruas së grabitur me dhunë, me moshë katër pesë e shtatë vjeç, ulërinin të terrorizuara teksa i varuri nga kokaina Ryan Fraser, 27 vjeç, u largua me makinën e familjes.
Fraser kishte pikasur gruan 40-vjeçare duke dalë nga një floktore në Leeds, në veri të Britanisë, mëngjesin e 3 tetorit.
Me gjakftohtësi prej ‘killeri’, ai hapi derën e makinës dhe tërhoqi me forcë jashtë saj drejtuesen, duke e përplasur në trotuar.
Nëna e tre vajzave kishte arritur të ngrihej në këmbë dhe u përpoq të ndalonte kriminelin që i vidhte makinën me fëmijët brenda, por Fraser u nis me të gjithë fuqinë dhe vazhdimisht u thoshte vajzave prapa: “Mbylleni gojën!”.
Bashkëpunëtori i tij Andrew Hall, i ulur në sediljen e pasagjerit, i ishte lutur Fraser të ndalonte për të lënë fëmijët të dilnin.
Vajzat e vogla ishin lënë më pas të dilnin disa qindra metra larg vendit të rrëmbimit të makinës.
Disa orë në vonë makina u gjet e braktisur dhe e djegur nga Fraser, dhe disa bashkëpunëtorë.
Prokurorja Kitty Colley foli për tmerrin e gruas: “Në ato minuta ajo nuk e kishte idenë se çfarë mund t’i ndodhte fëmijëve të saj”.
Ajo shtoi se gruaja ka ende dhimbje në kurriz ndërsa fëmijët kanë makthe, ndërsa vajza e vogël katër vjeçare “nuk mund t’i heqë nga mendja burrat e këqinj”.
Fraser pranoi grabitjen dhe tre akuza pengmarrjeje, një për secilën fëmijë, më 3 tetor të vitit të shkuar.
34 vjeçari Hall, nga Rothëell, Leeds, u burgos për pesë vite e gjysmë pasi pranoi akuzat e grabitjes.
Dy vajza, të dashurat e grabitësve, pranuan akuzat e zjarrvënes së makinës.
Rreshteri i policisë së Leeds, Naeem Khan, tha: “Kjo ishte një ngjarje e tmerrshme. Duhet të ketë qenë shumë e rëndë për viktimën, tre fëmijët e së cilës u morën nga grabitësit. E imagjinoj sa e tronditur ka qenë ajo për mirëqenien e tyre”.
Top Channel