Dita e parë e samitit të G7 në Cornwall të Anglisë u mbylle me premtime, por jo pa përplasje. Delegacionet nga SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, vendi mikpritës, Britania e Madh, por edhe përfaqësuesit kryesore te BE, presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe presidentit i Këshillit të BE, Charles Michel përgatiten të publikojnë “Deklaratën e Carbis Bay” me qëllim mposhtjen e pasojave të pandemisë në botë dhe rimëkëmbjen e saj më mirë se më parë.
Krahas kësaj duhet të pengohen pandemitë e ardhshme, duke forcuar shkencën, mbrojtjen e mjedisit dhe një kujdes shëndetësor më të mirë. G7, e cila deri tani i ka përdorur për vete tre të katërtat e vaksinave në dispozicion premtoi të ndryshojë këtë procedurë të kritikuar shpesh nga OKB. Së bashku vendet e G7-s dhe BE do të japin 1 miliardë doza për vendet e varfra deri në fund të vitit. 500 milionë doza do të vijnë nga SHBA, premtoi presidenti amerikan, Joe Biden.
100 milionë doza nga Britania e Madhe. Të dyja shtetet deri më tani gati nuk kanë eksportuar asnjë vaksinë. BE ka dhënë deri më tani 315 milionë doza, gati gjysma e dozave të prodhuara në BE. Përmes iniciativës “Covax” do të pasojnë disa milionë doza të tjera. Në përgjithësi, drejtuesit e shtatë vendeve të pasura demokratike u shfaqen të angazhuar jo vetëm të udhëheqin luftën globale kundër pandemisë por edhe ta “rindërtojnë boten më mirë” drejt një të ardhmeje më të gjelbër, më të begatë dhe të barabartë.
Grupi pati nga ana tjetër edhe shumë mosmarrëveshje në lidhje me tregtinë, duke përfshirë përplasjet e gjata mbi subvencionet për kompanitë Airbus dhe Boeing, si dhe tarifat e çelikut dhe aluminit që presidenti i atëhershëm Trump i vendosi në vitin 2018. sakaq vende anëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, shpesh kanë akuzuar Pekinin për dëmtimin e sistemit shumëpalësh të tregtisë.
Top Channel