Kongresi i PS-së është mbyllur me miratimin e disa vendimeve të rëndësishme.
4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.
Ndër të tjera zhvillimi i kongresit, ishte se Gramoz Ruçi lajmëroi se tërhiqet përfundimisht nga politika pas 30 viteve në PS, teksa socialistëve i bashkohet vajza e të ndjerit Bashkim Fino, Megi.
Në këtë ditë të rëndësishme, që festohet dhe 30-vjetori i kësaj force politike, nuk mungoi Fatos Nano, një nga figurat simbol të socialistëve i cili ishte i bindur se me Edin dhe bekimin e Zotit, socialistët do arrinin shumë, siç ishte dhe mandati i tretë radhazhi.
Top Channel