Kishte futur dy emigrantë në bagazhin e makinës, pranga të riut në Korçë

12/06/2021 12:21

Një i ri është vënë nën prangat e policisë në Korçë, pasi u kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm.

Policia arrestoi në flagrancë i shtetasit I. D., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili është kapur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq, duke transportuar me mjetin tip “Renault” dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ai i kishte futur emigrantët në bagazhin e automjetit për të shmangur kontrollet e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel