Gramoz Ruçi vendos të tërhiqet nga politika/ Rama zbulon çfarë ndjeu kur ia tha vendimin: Pata ndjesinë e…

12/06/2021 19:01

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Gramoz Ruçin, i cili ka vendosur që pas 30 vitesh të largohet nga politika.

Vendimin e tij e dha në Kongresin e Partisë Socialiste, ndërsa Rama tregoi se çfarë ndjeu në momentin kur mësoi se Ruçi ishte i bindur se rrugëtimit të tij në politikë i kishte ardhur fundi.

Ndër të tjera tregoi të gjitha fjalët që janë përdorur më së shumti për Rucin, por nuk i përkasin aspak atij duke nisur nga: Enverist, i heshtur, xhaketë e vjetur, konservator i mbyllur, personazh me një biçak labërie nën mëngë që na imponohet me vetulla të ngrysura dhe me dosje dhe rri mbajë parlamentit pa gjuhë të huaja, pa Facebook, pa Instagram, pa internet fare dhe me të cilin më mirë të mos ngatërrohesh se të gjen belaja.

Rama: S’kam bërë dot asnjëherë sa kam dashur, por asnjëherë nuk jam kursyer për të bërë sa kam mundur dhe ndihem mirënjohës para kësaj familje, më i motivuar para sfidave për Shqipërinë, më i përulur para Shqipërisë. Një falenderim i fundit, për shokun tim që këto vite më ë shtë bërë sipas rastit e nevojës, mësues, vëlla, mik, pjesëtar i familjes time të vogël në gëzime e hidhërime dhe të gjithë këto vite ka qenë hije e kujdesshme në krahun tim, Gramoz Ruçi.

Nuk dua t’jua fsheh që në të fundit e atyre takimeve të panumërta, Gramozi më tregoi vendimin e tij për tu tërhequr nga legjislatura e re dhe politika aktive pas plot 30 vjetësh, pata ndjesinë e këputjes së krahëve. E kuptova në çast se ishte vendim i marrë pa asnjë mundësi rishikimi. Pa këshillat me Gramozin, do kishim humbur për fajin tim disa prej ndeshjeve më të mira, por e di që do të mbetet qytetari im më i besuar deri në ditën time të fundit në detyrë. Merakun e kam në boshllëkun e madh të një eksperience të pashoqe. Askush nuk është i pazëvendësueshëm e di, por e di që jo çdo kush është lehtësisht i zëvendësueshëm.

Kjo do të jetë sfidë më vete për mua dhe ne, por duhet të pranojmë me respekt vendimin e tij. Të zbresësh nga lartësia në kohën e duhur është art më vete. Do zoti të kem edhe unë këtë lloj arti. Janë shumë vitet e punës që kemi ndarë mes vete dhe është shumë më tepër se punë dhe që prej ditës së zgjedhjes time, bëhen plot 16 vjet që nuk ka pasur një vendim që se kam pleqëruar me ty para se me këdo tjetër. Të jam mirënjohës jo vetëm se më ke mbështetur pa kursim, por mbi të gjitha të jam mirënjohës për çdo gabim që nuk më ke lënë të bëj dhe për çdo hov që ma ke ndalur dhe moderuar. Jo vetëm duke mos më lënë të nxitohem por edhe të kalitjes së durimit. Nëse durimi është kthyer në forcë, është merita jote pa mohuar asnjë meritë të shoqes tënde dhe gruas time, Lindës.

Dua të them dy fjalë për ata që nuk e njohin ose e njohin përciptas Gramozin dhe e dinë tamam siç nuk është: Enverist, i heshtur, xhaketë e vjetur, konservator i mbyllur, personazh me një biçak labërie nën mëngë që na imponohet me vetulla të ngrysura dhe me dosje dhe rri mbajë parlamentit pa gjuhë të huaja, pa Facebook, pa Instagram, pa internet fare dhe me të cilin më mirë të mos ngatërrohesh se të gjen belaja.

Tek askush mes nesh nuk ia ka ditur e lë më t’ia qajë hallin 2 herë nga 15 vjet të 2 kryetarëve. Mirë 2 kryetarë por askush nuk e ka parë çka hequr për të vënë në radhë asamblera, kongrese, kryesira, grupe e plot kshu gjërash ku halli hallit e mendja mendjes nuk i ngjan. Sa shumë janë ata që kujtojnë se këtë familje e kanë mbajtur bashkë dhe e kanë në rresht për beteja Nano e Rama, ndërsa në numrin pa whatsaap ka më shumë anëtarë partie se sa emra të gjallësh që ka në regjistër Taulanti.

Sikur Fatos Nano të mos kishte Gramozin dhe Gramozi të mos më mbante mua, PS do kishte iku me kohë e me vakt ose do ishte si unë por kur nuk e kisha bërë stazhin e partisë pa mbikëqyrjen e shokut Gramoz. Tre fjalët kyçe të Gramozit janë frymë, organizim dhe lidership. Arrita deri në pikën që ta kaloj stazhin e Gramozit me aq sukses sa të përdor natyrshëm dhe fjalën “shoku”, kur Gramozi kishte kohë që e kishte përdorur “Zoti”.

Ishte ai që Fatosin dhe mua na ka dhënë sigurinë dhe mbështetjen. Sikur ishim të tërë konservatorët si Gramozi, e them me bindje se mund të bëj një libër për të.

FOTO GALERI
1/29

Top Channel