Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kryejmë nderime në vendin ku u vra Martin Cani
24/11 20:58
Ditën e djeshme, kryetari i komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana është fotografuar nga gazetarët duke ngjitur një çamçakëz poshtë tavolinës, ndërsa do mbante edhe një deklaratë për mediat.
Sot nga selia blu, Gjana doli sërish në një prononcim dhe teksa shpjegoi se si është situata në Partinë Demokratike, një ditë para zgjedhjeve pati edhe një mesazh për gazetarët.
“Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çamçakëzash”, u tha ai të pranishmëve.
Kujtojmë se ditën e nesërme në Partinë Demokratike pritet të mbahen zgjedhjet për kryetar të saj. Në garë do të jenë katër kandidatë. Bëhet fjalë për kreun aktual Lulzim Basha, Edith Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.
Top Channel