Aksident i rëndë në Vlorë/ Po e ndiqte policia, automjeti përplaset dhe përmbyset në mes të rrugës (Pamjet)

12/06/2021 18:25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Një automjet po ndiqej nga policia pasi nuk iu përgjigj thirrjeve të efektivëve për të ndaluar dhe në rrugën paralele të Lungomares është përplasur me një automjet tjetër.

Nga frika se po e ndiqnin nga pas, shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur në bordurën e trotuarit dhe më pas nga shpejtësia është përmbysur automjeti.

Për pasojë, një tjetër makinë është përplasur me pemën. Burime për Top Channel bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, mbetet e paqartë arsyeja përse po e ndiqte policia njërin prej automjeteve.

Top Channel