84 vjeçari që ecën 30 kilometra/ Bariu vlonjat që nuk pranon të dalë në “pension”

12/06/2021 20:15

Limet Limaj është 84 vjeç. Gjithë jetën është marrë me blegtori. Bariu nga Vranishti i Vlorës ngjit malet me entuziazmin e një të riu dhe pa shkop.

Jeta për të nuk ka qenë e lehtë. i operuar disa herë ai sot në moshën 84 vjeçare nuk ka ndërmend të braktisë malet duke ecur 30-40 km në ditë.

Megjithatë kjo punë nuk e ka bërë të pasur por pa stanin nuk jeton dot.

Bashkëshortja e tij Isate Limaj nuk e ndjek dot në mal. Ajo bashkë me njërin prej djemve e ndihmon të mjelë dhitë. me forcën e saj e  ka kthyer rrëzën e malit në tokë bujqësore ku kultivon perime dhe fruta. me fjalë të thjeshta ajo tregon se përse natyra është gjithçka për ta.

 

Top Channel