Vlorë/ Goditi me sende të forta një person, procedohet penalisht 44-vjeçari

11/06/2021 10:27
Foto ilustruese

Pas një konflikti për motive të dobëta, një 44 vjeçar ka goditur me sende të forta një shtetas në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka proceduar penalisht shtetasin G.S., për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasin G. S., 44 vjeç, pasi sot, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA