U kap duke ndërtuar pa leje, nisin hetimet për një grua në Borsh

11/06/2021 10:32

Policia ka nisur hetimet për shtetasen me inicialet K.Zh., pasi u konstatua duke ndërtuar në fshatin Borsh, pa lejen e organeve përkatëse.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar penalisht shtetasen: K. Zh., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar në fshatin Borsh, pa lejen e organeve përkatëse”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel