Studentët të pakënaqur nga niveli në provimet e maturës, paralajmërimi për prostestë: Boll i lamë të tallen me ne!

11/06/2021 14:20

Studentët duket se janë të pakënaqur nga niveli i tezave në provimet e maturës dhe po paralajmërojnë se do të ngrihen në protest.

Në një mesazh që i ka mbërritur faqes “Studentët denoncojnë”, një student thotë se kanë harruar vështirësitë e mësimit online dhe mungesës së mësimdhënies në periudhën e tërmetit të vitit 2019.

“Doja të thoja se kjo ishte një tallje për maturantët. Provimi nuk kishte asnjë lidhje me modelin që na u dërgua. Ministria jonë e dashur nuk llogariti aspak mësimin online dhe si padashje harroi që ne kemi që në tërmetin e 2019 që nuk bëjmë mësim tamam.

Por normalisht që ne ja kalojmë Suedisë, ja keni kaluar gjithmonë dhe mësimi online sipas tyre ka qenë super eficent. Duhet të bëjmë thirrje për protest të gjithë maturantët, boll i lamë të tallen me ne si duan. Sa për tezat që dalin nuk e di ku ndodhin por kjo është padrejtësi e madhe. Në gjimnazin tim (në Tiranë) nuk na lanë as me njëri-tjetrin të komunikojmë ndërsa nëpër rrethe i lënë të lirë.

Si gjithmonë e vetmja gjë e drejtë në këtë vend janë kullat që ndërtohen nëpër kryeqytet”, shkruhet në mesazh.

Kujtojmë se sot dolën imazhet e tezës së matematikës vetëm pak minuta pasi kishte nisur provimi, ndërsa studenti thotë se nuk ka lidhje aspak me pyetjet që ishin përballë maturantëve.

Në datën 15 qershor, të gjithë maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atë të lëndës më zgjedhje.

FOTO GALERI
1/29

Top Channel