Shqipëria arrin standardet evropiane në cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj

11/06/2021 16:58

Shqipëria ka arritur standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj.

Ky lajm i mirë vjen nga Agjencia Europiane e Mjedisit, e cila u publikua këtë pasdite nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

“LAJM I MIRË

Sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit. Rritja e investimeve për ruajtjen e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që masin cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

 

 

Top Channel