Protesta e studentëve pas vështirësive me provimin e Matematikës/ Brenda 30 minutash merr mbështetjen e 2000 maturantëve

11/06/2021 21:57

Veç protestave që kanë paralajmëruar të zhvillojnë nesër në 11:30 para Ministrisë së Arsimit, Bordi Kombëtar studentor u ka ardhur në ndihmë maturantëve me krijimin e një peticioni kundër provimit të matematikës, ku menjëherë është firmosur nga 2000 maturantë për 30 minuta.

“Pershendetje,  Une jam Sagita Kumria, bashkëthemeluese e Bordit Kombetar Studentor. Duke pare se maturantet sot u perballen me provimin e matematikes i cili ishte me shume probleme, kemi krijuar kete peticion ku brenda 30 minutash ka marre mbeshtetjen e 2000 maturanteve. http://chng.it/cGW6yJGs ”, shkruhet në njoftimin e bashkëthemelueses së Bordit Kombëtar Studentor.

Top Channel