Një 22-vjeçar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka goditur me thikë një të ri 18 vjeç.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa autori është në komisariat.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel