Operacioni i IKMT në bregdet/ Prishen 10 objekte në Velipojë, 18 në Ksamil

11/06/2021 12:22

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.

Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera.

Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve. Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve.

Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët.

Top Channel