Ndalohen punimet e “Salillarit”/ Rrezikon të shembë banesat pranë gropës që ka hapur

11/06/2021 20:26

Denoncimi i skandalit te shkatërrimit te disa shtëpive në Tiranë, nga kompania “Salillari”, detyroi këtë kompani të ndalë menjëherë punimet.

Kjo është letra që banorët i dërguan inspektoratit të ndërtimit. Por vetëm denoncimi i ngjarjes detyroi kompaninë “Salillari” të ndalë punimet. Inspektorati ndërtimor verifikoi projektin dhe ndaloi me urgjencë punimet. Kompania u detyrua të nisë me shpejtësi mbushjen e gropës që ka hapur për të penguar shembjet që shkaktuan vetë. I gjithë projekti është ndërprerë dhe do ribëhet nga e para sepse projekti i parë po shkatërronte banesat, ndërsa e gjithë kodra ka nisur rrëshqitjen.

“Salillari” kishte hapur një gropë dhjetra metra të thellë pranë shtëpisë në zonën e kopshtit zologjik dhe dita ditës, toka po rrëshqiste. Vetë banorët, shumë herë kishin kërkuar zgjidhjen e problemit dhe zyrtarisht kërkuan ndërhyrjen e inspektorateve ndërtimore. Kërkesat e u injoruan dhe sipas tyre, projekti ka zero transparencë:

Kush të qas në derë mor zotëri, kush të qas në derë. Këtu kur fillon e ndërtohet një diccka a vihet një projekt në hyrje të kantierit si ai i Kopshtit Zoologjik, që ne kështu do ta bëjmë.

Ti s’ke ruajtur distancën, ti s’ke pilotat që duhet për ta mbrojtur këtë tokë, ti s’ke bërë një studim sizmik të saktë dhe një studim gjeologjik. Ore ky është dhe si do ta mbajmë me këto pilota. Ata vijnë e shohin, që paska lëvizur dhe përpiqen ti vënë ca arna dhe fillojnë e gërmojnë prapë. Shkurt, jo që të kërkosh po ata nuk të tregojnë projektin, është më minimalja që duhet të tregohet”.

Top Channel