Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë së ishte duke drejtuar mjetin pa patentë.

Pas kontrollit ushtruar në makinë iu gjet dhe sekuestrua edhe një armë e ftohë, ndërsa pas kërkimeve rezultoi se ai ishte person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 21 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, rendit dhe sigurisë publike). 

Ky shtetas është kapur nga Forcat Speciale “Shqiponjat”, në lagjen nr. 6, Korçë, duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip “Volksëagen”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop metalik”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Top Channel