Keni plane për fundjavën? Shihni si do të paraqitet moti për ditët që vijnë. Nga e hëna pritet që…

11/06/2021 12:32

Meteorologia Adiola Bani tha se pas ditës së hënë pritet një rritje e temperaturave dhe termometri do të shënojë rreth 31 apo 32 gradë.

Sa i përket ditëve të fundjavës moti pritet që të jetë me diell, por në orët e pasdites do të mbizotërojnë vranësirat që në disa zona do të pasojnë edhe reshje breshëri.

Adiola Bani: Sot edhe nëse do të mbetet me kthjellime dhe vranësirë kalimtare, por pas mesditës do të kemi zhvillim të vranësirave dhe stuhi lokale breshëri. Ditën e dielë do kemi mbizotërim të kushteve me diell. Do kemi rritje të ndjeshme të temperaturave dhe termometri do të rritet mbi 31 apo 32 gradë celsius.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta