Gruaja rrëfen historinë e dhimbshme: Pas ndarjes tre vite nuk e pash djalin! Ish-burri më ka kërcënuar me jetë…

11/06/2021 13:22

Marjeta Dedja ka rrëfyer në një intervistë për “Shqipëria Live” momentet që i është dashur të konfrontohet me ish-bashkëshortin e saj për të marrë djalin, pavarësisht se Gjykata ia kishte dhënë asaj të drejtën për ta mbajtur.

Por tashmë ka arritur që me përmbaruesin ta marrë djalin në shtëpinë e saj, pasi i ati nuk e kishte lënë për plot tre vite ta takonte të birin, Dedja tregon se ende ka frikë se mos ish-bashkëshorti që jeton jashtë shtetit, si emigrant, ia merr.

Ajo thotë se deri tani nuk e ka denoncuar për hir të djalit, ndërsa shton se ka marrë kërcënime nga ai edhe për jetën, në sy të policisë.

Marjeta Dedja: Ai nuk më linte që ta shihja djalin, Nuk e kam parë për tre vite. E shihja vetëm fshehurazi në shkollë. Kam frikë. Flasim për këto ditët e fundit, nga kërcënimet që bën mund të ma marrë djalin. Kërcënimin me jetë ma ka bërë edhe në prani të policisë. Nëse do jetë nevoja do ta denoncoj, por deri tani nuk kam dashur ta denoncoj për hir të djalit.

Top Channel