Gazetarët: Kuvendi na pengon! Ankesat për skemën e re që mban larg fizikisht gazetarët

11/06/2021 20:04

Ditën e mërkurë, gazetarët zhvilluan një protestë në lidhje me rregulloren e re për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Gazetarët thonë se kjo rregullore cenon punën e tyre e mbi të gjitha lirinë e medias në vend.

Në këtë kuadër u zhvillua në Kuvend një mbledhje me gazetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe zyrën e shtypit të Kuvendit si dhe kreun e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipën.

Mua si gazetare nuk ma zgjidh këtë problem sistemi audio-video. Ne të dy kemi biseduar shpesh, por asnjë gazetar në dijeninë time nuk të ka thënë ty që jemi dakord me këtë sistem. Nuk e kemi me sistemin, Ne duam të kemi akses në një komision, siç ka Televizioni Publik akses në komision. Nëse unë nuk hyj në komision, ti më ke cenuar të drejtën për informim”.

Duke qenë në seancë plenare ose në komision, unë e shoh dhe në moment raportoj se si votoi secili deputet, për një çështje sensitive. Ju për arkiv, për dokumentacion parlamentar mund ta hidhni, por për mua edhe pas dy orësh është shumë vonë.

Janë gazetarët që komandojnë sistemin dhe jo e kundërta. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar edhe disa takime me gazetarët që mbulojnë Kuvendin, ku ndër të tjera gazetarët janë informuar edhe për pyetjet e tyre për sistemin e ri audio video”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

Ju siguroj se sistemi i implementuar ka në vëmendje transparencën maksimale.
Kamerat tuaja në komisione janë fikse, pavarësisht se mund të jenë ezauruese për gjithë mjedisin. Kjo është një çështje që duhej trajtuar më së shumti me dy kategori, me operatorët e mediave audiovizive dhe regjisorët e lajmeve”, u shpreh kreu i UGSH-së, Aleksandër Çipa.

Mbledhja në tërësinë e saj u karakterizua nga fryma e bashkëpunimit dhe durimit. Sekretari I Përgjithsëhm zoti Gjonçaj tha se kërkesat e gazetarëve do të reflektohen në rregullore, megjithëse kreu i Unionit të Gazetarëve, Çipa theksoi, se kjo gjë duhej bërë kohë përpara.

Top Channel