Gazetarët kanë protestuar këtë javë, pasi u përjashtuan nga pjesëmarrja në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Për gazetarët kjo përbën pengesë ne punën e tyre, ndërsa administrata e Kuvendit e quan thjesht një vendim për sistemin audio-video.

Ditën e sotme, gazetarët janë thirrur për një takim në kryesinë e Kuvendit, ku ndodhej edhe gazetarja jonë Juli Ristani.

Në mbledhjen që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit po diskutohet për rregulloren e re, një prej të cilave është dhe ndalimi fizik i mediave në komisione për të kaluar në një ‘newsroom’.

Sekretari i Kuvendit, Genci Gjonçaj thekson para gazetarëve se sistemi i ri siguron 100% transparencë si për gazetarin dhe për publikun. Sipas tij, janë gazetarët që do të komandojnë sistemin dhe jo sistemi ata.

Gazetarët kanë theksuar nevojën për të qenë të pranishëm në Komision, pasi në të kundërt i censurohet informacioni.

Top Channel