FOTOT/ Vazhdon “tradita”! Publikohet teza e matematikës në rrjete sociale, studentët: Po zgjidhet në grupe studentore

11/06/2021 11:33

Teza e provimit të matematikës është publikuar në rrjete sociale vetëm disa minuta pasi ka nisur testimi i maturantëve.

Në faqen “Studentët denoncojnë”, shkruajnë: “Në orën 10:34, testi i sotëm i matematikës është duke u zgjidhur në grupe studentore”.

Edhe pse në rregulloren e maturës është përcaktuar ndjekja penale për personat që publikojnë testin gjatë kohës së provimit, kjo nuk i pengoi ata që të nxirrnin tezat e matematikës në rrjete sociale. Pra, maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vete dhe nëse konstatohet me një të tillë do të përjashtohet nga provimi.

Tezat e provimit përmbajnë pyetje me alternativa dhe me zhvillim, që do të jenë të orientuara drejt përgjigjeve logjike. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Njësoj si në dy provimet e para, maturantët zbatuan rregullat anti-covid. Në një klasë qëndrojnë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Ndërkohë, në datën 15 qershor, ata do ti nënshtrohen provimit të fundit, atë të lëndës më zgjedhje.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel