FOTO/ Kush është 19 vjeçari, djali i ish zv.drejtorit të policisë që drejtonte mjetin luksoz dhe përplasi këmbësoren në Tiranë

11/06/2021 11:07

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku makina e drejtuar nga një 19-vjeçar hipi sipër trotuarit dhe përplasi një këmbësore, e cila është në pritje të një fëmije.

Makina luksoze tip “Benz S Class” drejtohej nga i riu, i identifikuar si Jehon Breçani, i cili është djali i Erzen Breçanit, ish-zëvendës drejtorit të Policisë së Shtetit.

Ai hipi në trotuar dhe përplasi këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Mbetet e paqartë si është gjendja e saj shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel