40 studente të diplomuar për Anglisht pranë Universitetit të Vlorës i kanë diplomat të pavlefshme për shkak të gabimit të sekretares së fakultetit.
Studentet e Universitetit të Vlorës u ankuan pranë emisionit Fiks Fare, pasi nuk arrinin të zgjidhin dot problemin e diplomave te tyre Bachelor dega Anglisht. Ata janë diplomuar në vitin 2019 por diplomat i kanë të pa vlefshme. A
ta nuk punësohen dot në asnjë institucion, pasi diplomat e tyre dalin të pa vlefshme në sistem. Numri i Identifikimit së diplomes së maturës shtetërore nuk është i njëjtë me atë të diplomës së Bachelorit. Studenntët kanë kërkuar disa herë zgjidhjen e këtij problemi nga Rektorati i Univetsitetit të Vlorës me anë të kërkesave me shkrim, por problemm i tyre po mbartej dhe zgjidhje nuk mori.
Disa prej këtyre studentëve tregojnë se kur kanë aplikuar për punë kanë mësuar që doploma e tyre në sistem dilte për infermieri, një absurditet që do t’u nxirRte probleme gjithmonë në të ardhmen.
Madje një tjetër student tregon se kishte aplikuar për master në një universtitet në Greqi dhe e kishin akuzuar për falsifikim diplome kur kishte dorëzuar dokumentet.
Fiks fare u interesua pranë Rektoratit të Universitetit të Vlorës për këtë problem
Zv Rektoria për fushën arsimore, znj, Frosina Londo tha pë Fiks fare se për këtë problem Rektori i Universitetit Ismail Qemali Vlorë ka urdhëruar kryerjen e e disa hapave. Administrimin e kërkesave të studentëve ,verifikimin e ankesave,evidentimin e personave përgjegjës nga një komision i ngritur në Fakultetin e Shkencave Humane.Ky komision i ka drejtuar Rektorit nxjerrjen jashtë përdorimit dhe asgjesimit të diplomave me gabime
Dekani i Fakultetit te Shkencave Humane i kërkoi kryetarit së Senatit Akademik të Univesitetit “Ismail Qemali” Vlorë pajisjen e studenteve me diploma të reja.
Fiks are, tha zv rektorja, përshpejtoi procedurat.
Top Channel