Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.13, në qytetin e Durrësit, por fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikëses të Policisë e janë duke punuar për fikjen e flakëve.

“Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë  në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të zjarrit”, njofton policia.

Top Channel