Divjaka me tre landfille mbetjesh/ Mbetjet urbane ndodhen pranë kanaleve ujitëse të tokave të fermerëve

11/06/2021 15:22

Vite më parë në bashkinë e Divjakës kanë qenë 5 fusha mbetjesh urbane, ndërsa sot janë 3 të tilla.

Kjo bashki në ven-depozitimet e plehrave afërsisht mbledh 6.600 tonë mbetje në vit. Kjo fushë me mbetje urbane ndodhet në fshatin Gradisht të Divjakës. Shumë pranë këtij ven-depozitimit plehrash ndodhen edhe kanali vaditës që përdorin fermerët e zonës për të vaditur të mbjellat gjatë stinës së verës.

Hedhja e plehrave këtu nuk është e ligjshme, pasi ky vend nuk ka marrë miratimin e ministrisë së mjedisit si një ven-depozitim mbetjesh. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Divjakës, Avdi Snalla kjo katastrofë mjedisorë do të marrë fund së shpejti.

“Shumë shpejt ne do të fillojmë me dërgimin e mbetjeve në incineratorin e Fierit. Në nuk kemi filluar të dërgojmë mbetjet atje edhe pse ky incineratori teknikisht ka filluar të punojë. Ne nuk ka ardhur akoma urdhëresa nga ministria se si do të procedohet menaxhimi i mbetjeve atje. Por që shumë shpjet do të fillojmë t’i dërgojmë atje”.

Sipas kësaj kërkese që mban datën 7 qershor të këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon që të merren masat për trajtimin e mbetjeve sipas standardeve mjedisore. Që Shqipëria të pastrohet mbetjet urbane të kësaj bashkie duhet të dërgohen pranë në impianti modern.

-Ndërkohë çfarë do të bëhet me ladfillet?

“Do t’i mbyllim ashtu sic kemi vepruar me dy ven-depozitimet e tjera. Më pas do të mbjellim pemë”.

Kjo pamje e shëmtuar vetëm brenda bashkisë së Divjakës përsëritet 3 herë, ndërsa në të gjithë vendin fatkeqësisht janë të ngritur mbi 200 ven-depozitime plehrash.

Top Channel