Video skandaloze në TikTok tregon burrin që i pritet koka, pas rutinës së kërcimit të adoleshentes (fotot)

10/06/2021 16:01

Një skenë brutale ku dikujt i pritet koka, është publikuar në rrjetin e adoleshentëve TikTok, e maskuar nga autorët perversë si një rutinë normale kërcimi e një vajze nën tingujt e muzikës së lehtë.

Në pamje shihet një vajzë që kërcen para kamerave, siç ndodh normalisht  në videot e shpërndara në rrjet, por disa sekonda më vonë konteksti ndryshon dhe duket një grup burrash që flasin spanjisht, duke i prerë kokën një të riu që ishte gjallë.

Skenat besohet se janë filmuar në Meksikë dhe janë shpërndarë në internet që prej vitit 2019 para se të censuroheshin.

Komentues spekulonin se i përkasin ekzekutimeve të karteleve të drogës teksa theksi i burrave që dëgjohen ngjan me ato të zonës meksikane të Guanajuato.

Video është publikuar nga përdoruesi @mayenggo3, – i cili tashmë është ndaluar  – i cili i kishte shpëtuar pikasjes nga zyrtarët e rrjetit duke modifikuar skenat e kërcimit të vajzës të shfaqura fillimisht.

Incidenti ka ngritur shqetësime për përmbajtjet ekstreme ndaj të cilave adoleshentet e fëmijët ekspozohen në rrjet që më vonë mund të kushtëzojnë sjelljet e tyre në realitet, duke i bërë të mesojne apo te adhurojnë dhunën e abuzimin.

Episodi ka ekspozuar gabimet në serverat që funksionojnë me inteligjencë artificiale, të cilat bëjnë skanimet dhe eliminimet e përmbajtjeve të dhunshme ose të papërshtatshme.

Përdorues të tjerë të TikTok kishin ngritur alarmin duke paralajmëruar të tjerët për të mos shikuar videon nëse dilte në linjën e tyre të informacionit.

Një zëdhënës i TikTok kërkoi ndjesë për përmbajtjen.

“Ne i vlerësojmë përpjekjet e komunitetit për të paralajmëruar mbi pamjet e papranueshme, të cilat ishin futur me anë të infiltrimit në një video të TikTok. Video është hequr nga rrjeti”.

FOTO GALERI
3/3
Incidenti ka ngritur shqetësime për përmbajtjet ekstreme ndaj të cilave adoleshentet e fëmijët ekspozohen në rrjet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA