Virusi i gripit të shpendëve H5N8 në vendin tonë ka rritur panikun e qytetarëve për të konsumuar mishin e pulës dhe nënprodukteve të tij me frikën se fermerë abuzivë mund ti therin pulat e sëmura e ti hedhin në treg.

Shefja e shërbimit të shpendëve pranë ISUV shpjegon se tre zonat janë izoluar dhe se fermeri nuk ka interes ti hedhë në treg, por të njoftojë shërbimin veterinar.

Por, përveç izolimit të tre vatrave në Dajt, Fushë-Krujë dhe një fshat në Tropojë vijon hetimi epidemiologjik ku rolin kryesor e luan fermeri, i cili sapo i ngordh një shpend njofton veterinerin e zonës, më pas përcakton zonën e mbikëqyrjes.

Shpendët me virusin H5N8 asgjësohen dhe digjen.

Me një risk të ulët për tu infektuar është vetë fermeri, i cili i ushqen shpendët, por ky virus nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

Top Channel