01/02 08:07
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 598.330, prej të cilëve 346 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.393.813, me 14.954 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 3,8 milionë raste të konfirmuara dhe 63.605 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 171 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 140 milionë dozën e dytë.
Top Channel