Katër ditë më parë ndodhi një aksident i rëndë në fshatin Koshare të Ferizajt në Kosovë.
Fatkeqësisht, në aksident humbën jetën katër anëtarët e një familje. Të dy makinat janë të shkatërruar nga forca e përplasjes, siç shikohet nga pamjet.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit E.M. nga Ferizaj si shkaktar i aksidentit.
“Autori E.M., duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, tejkalon në vijë të plotë dhe kalon në shiritin e majtë rrugor dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e markës “Golf II”, i cili po lëvizte nga drejtimi i kundërt. Me këtë rast kanë humbur jetën katër persona që ndodheshin në automjetin “Golf II”, ndërsa lëndime të rënda trupore pëson pasagjerja I.R., e cila është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. I pandehuri E.M. është ndaluar”, shkruhet në njoftim.
Top Channel