Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nga 105 mijë ushtarët rusë në kufi vetëm 11 mijë prej tyre janë tërhequr. Në një deklaratë nga Presidenca e Ukrainës thuhet se Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Zelensky dhe Trudeau gjatë bisedës shkëmbyen pikëpamjet rreth çështjeve në rendin e ditës për samitet G7 dhe të NATO-s. Duke informuar kryeministrin kanadez, Trudeaun lidhur me situatën në Donbas, Zelensky theksoi se është e pamjaftueshme numri i ushtarëve që Rusia ka tërhequr nga kufiri i saj me Ukrainën.
“Nga 105 mijë ushtarët rusë në kufi vetëm 11 mijë prej tyre janë tërhequr”, tha Zelensky. Për zgjidhjen paqësore presidenti ukrainas Zelensky tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e zbatimit të presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë.
Trudeau konfirmoi mbështetjen e palëkundur për integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës.
Top Channel