Polici i dehur i pret këmbët të riut/ Aksidenti në Durrës, shkaktari i aksidentit iku nga vendi i ngjarjes

10/06/2021 19:51

Personi i aksidentuar ne keto pamje është Edison Kumria nje 33 vjeçar nga Durresi.

Mbrëmjen e se dielës pranë banesës se tij, ai u përplas nga një makine tip benz. Drejtuesi i makinës ishte një oficer i nje patrulle polici, ne Komisariatin e Durrësit. Oficeri ka rezultuar ne gjendje te dehur edhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lëne Kumrinë me dy këmbët tërësish te gjymtuara. Ky i fundit u dërgua me pas ne Spitalin e Traumës ku rrezikon qe t’i këputen te dyja kombet.

33 vjecari Kumria vijon te jete ne gjendje te rende shëndetësore dhe sipas informacioneve nga Spitali i Traumës, ndodhet ende ne reanimacion. Ndërsa oficeri i policisë u arrestua dhe do përballet me drejtësinë ne Gjykatën e Durrësit, per veprat penale, shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor, drejtimi i makinës ne gjendje te dehur dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Top Channel