“Ne luajmë në kitarë”/ Koncerti nga nxënësit e shkollës ‘Preng Jakova” në Shkodër

10/06/2021 15:51

Pandemia e frenoi për një vit, por nuk mundi të ndalë traditën e shkollës artistike “Prenke Jakova” në Shkoder dhe dëshirën e fëmijëve, që në vitin e 10-të radhazi të organizojë koncertin “Ne luajmë në Kitarë”.

Vështirësitë dhe mësimin online, nxënësit i sfiduan me pasionin e tyre për artin.

E konceptuar si një festë, koncertit iu bashkua edhe  grupi i këngës popullore qytetare “Karajfilat që ka Shkodra”. Nder vite, nga bankat e shkollës kombëtarë artistike “Prenke Jakova” kanë dalë një pjese e madhe e artistëve shqiptarë.

Top Channel