Mbetjet pranë lagunës/ Kamionët e bashkisë Divjakë i shkarkojnë në fshatin Gurë, vendgrumbullimi pa leje

10/06/2021 19:56

Kjo nuk është fusha e vetme e mbetjeve në bashkinë e Divjakës. Këtu jemi në fshatin Gurë të Divjakës, vetëm 500 larg lagunës së Karavastasë kamionët e mbeturinave të bashkisë shkarkojnë mbetjet urbanë të qytetit.

Edhe pse bashkia e Divjakës nuk ka një leje mjedisore për të ngritur ven-depozitim plehrash në një zonë të mbrojtur, hedhje e mbeturinave në fshatin Gurë nuk është ndalur asnjë ditë.

“Kanë mbetur edhe 3 vende të depozitimit të mbetjeve. Njëra ndodhet në Grabjan, tjera në Remas pranë fshatit Gurë dhe tjetra në Gradisht. Sasia e mbeturinave është nga 17-18 tonë në ditë, ndërsa nëse bëjmë llogaritë në vit shkon afërsisht në 6.600 ton”, shprehet Avdi Snalla.

Këto plehra nuk vënë në rrezik vetëm shëndetin e banorëve përreth, por të gjitha shqiptarëve. Ujërat që kalojnë nëpër plehra nga kodra zbresin në tokat e fermerëve e më pas përfundojnë në lagunë. Për pasoje prodhimet e fushës dhe peshku i lagunës kontaminohen nga uji i plehrave. Kjo katastrofë mjedisorë i kushton taksapaguesve të Divjakës.

“Kostoja vjetore për menaxhimin e mbetjeve është diku tek 12 mln e 700 mijë të rinj”, thotë Snalla.

Që Shqipëria të pastrohet nga plehrat, sipas direktivave të BE-së mbetjet urbane duhet të trajtohet në një impiant modern.

Top Channel