“Marin Barleti” me kampus të ri/ “Barleti Grup” i ofron studentëve mundësinë e punësimit pas studimit

10/06/2021 15:49

Universiteti Marin Barleti në vitin e tij të 16-të vjen me një kampus të ri universitar me infrastrukturë dhe teknologji moderne, që frymëzojnë për të guxuar dhe për të qenë ndryshe.

Ceremonia e inaugurimit u përshëndet nga personalitete si ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ministria e financave, Anila Denaj dhe ai i sipërmarrjes Eduard Shalsi.

Në epokën përpara nesh teknologjia është ajo që do të përcaktojë të ardhmen e njerëzimit dhe Universiteti Barleti është siguruar që me këto ambiente të reja ta këtë filozofi kryesore për studentët e tij:

I vetmi synim i këtyre ambienteve të reja është të mbajë studentin në kampus duke e shtyrë drejt rrugës së dijes. Sfida sot është të nxisë studentin, sepse vëmendja ka kaluar nga pedagogu te teknologjia. Çfarë i mbetet stafit akademik është të nxisin të rinjtë ta duan këtë shkollë.
Çdo departament ka bord ne tregut të punës që këshillojnë studentët. Gjithashtu ‘Barleti Grup’ i ofron mundësinë e punësimit menjëherë pas studimit gjë që e bën të sigurt të ardhmen e tyre në treg”, shprehet Arbi Agalliu .

Profesoresha Zamira Çavo mendon se kampuset e reja të universitetit paraqesin një filozofi të re për të gjithë të rinjtë e vendit:
Ne jemi të bindur që universiteti i shekullit të 21-të nuk mund të jetë ai i shekullit të 20-të, ku pedagogu flet dhe studenti duhet ta mbajë përmendësh. Studenti të vijë me qejf, ku nëse ka një ide të re.
Gjithë infrastruktura jonë është pikërisht kjo socializmi bërja e një ambienti të përbashkët, me qendra ku njeriu të ndihet i lirë që të nxisim aftësinë e tij. Ne jemi modeli ku sipërmarrja dhe akademizmi janë bërë bashkë dhe kaun besim te njëri-tjetri. Është një mjedis që të krijon së brendshmi diçka ndryshe dhe unë gjykoj se këto i duhen Shqipërisë”.

Universiteti Barleti përveç kampusit ka shtuar edhe degë të reja mësimore në nivelet ‘bachelor’ dhe ‘master’, duke u kthyer në një nga universitetet me paketën më të madhe arsimore dhe unike në vendin tonë.

Top Channel