Dita kombëtare e artizanëve/ Promovohen profesionet e rralla në muzeun etnografik të Elbasanit

10/06/2021 15:37

Traditat e bukura shqiptare gjithnjë e më shumë po shkojnë drejt zhdukjes. Të paktë janë ata të rinj që trashëgojnë zanatet e punës me dorë nga gjyshërit e stërgjyshërit.  

Me rastin e Ditës Kombëtare të Artizanatit, Bashkia e Elbasanit ka hapur tendat e promovimit të punimeve artizanale pranë Muzeut Etnografik.

Me qëllim shpëtimin e traditës nga zhdukja, Muzeu Etnografik prej dy vitesh tashmë organizon kurse më nxënësit e shkollave, të tilla si: qëndistari, tezjah, punimet të kostumeve popullore etj.

Top Channel