Burgjet do të hapin dyert/ Lirohen masat anticovid, nga e hëna të dënuarit do të takojnë familjarët

10/06/2021 19:42

Duke nisur nga dita e hënë datë 14 qershor, të gjitha burgjet në vend do të hapin dyert, ku do të lejojnë takimet e të burgosurve dhe paraburgosurve me familjarët e tyre, e cila ka qenë e ndaluar për 15 muaj me radhë që nga shpallja e pandemisë në vend.

Këtë lajmërim e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë në vend, Etilda Gjonaj.

Duke zbatuar të gjitha urdhrat për shtimin e masave në të gjithë personelin për përhapjen e virusit. Është dashur që të merreshin disa masa për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Stafi shëndetësor në burgje ka kontrolluar gjatë gjithë kohës për 15 muaj të gjithë të burgosurit. takimeve do të respektohen të gjitha rregullat e tjera anti Covid19 në institucione që do të jenë ende në fuqi. Për të miturit e dënuar, do të lejohen 4 takime në muaj me të njëjtat kërkesa për familjarët. Po gjithashtu do të vijojnë të ruhet praktika shumë e mirë e krijuar ashtu siç përmenda me komunikimin online me Skype, tha Gjonaj.

Për të minimizuar përhapjen e COVID-19,  Ministria e Drejtësisë aplikoi dërgimin në shtëpi të 450 të dënuarve për vepra të lehta penale.

Top Channel