“Xhevahire” nga kuvendi/ Deputeti Erion Piciri reciton, kolegët shkrihen së qeshuri

09/06/2021 14:44

Ky kuvend i ”xhevahireve” ka prodhuar edhe sot momente argëtuese.  Erion Piciri, deputet i së ashtuquajturës opozitë e re u mundua sot të recitonte një kryevepër të letërsisë botërore poezinë  e Robert Frost “The road not taken”. 

Interpretimi i poezisë për të bërë analogji me situatën në të cilën ndodhet presidenti Meta shkaktoi të qeshura në sallë. Piciri është bërë dhe herë tjetër protagonist i një episodi të ngjashëm por me të bërtitura për të cilat nëntorin e kaluar u përjashtua nga seanca.

“Ju përjashtoj nga seanca z.Piciri.  Është fatkeqësi që vini në Kuvend për të përfaqësuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësi e madhe, ju përjashtoj nga seanca plenare”.

Me këto fjalë e kishte nxjerrë deputetin nënkryetarja Vasilika Hysi në muajin nëntor.Por se përse qeshën  kësaj radhe kolegët më deputetin e ardhur nga lista shumëemërore e PD mund ta ndiqni në video.

Top Channel