Vodhi sende personale të stafit pedagogjik të një shkolle dhe një shumë parash, arrestohet 47-vjeçari në Himarë

09/06/2021 09:50
Ilustrim

Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Himarës.

Shtetasi D.Ç., dyshohet se ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të stafit pedagogjik të një shkolle në Himarë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ç., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende personale dhe një shumë parash të stafit pedagogjik të një shkolle në Himarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel