U konstatua duke ndërtuar pa leje në tokë publike, arrestohet nga policia

09/06/2021 10:01
Foto ilustruese

Shtetasja me inicialet R.B., është proceduar penalisht nga organet policore, pasi u konstatua duke zënë një hapësirë publike në Jalë.

“Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, është proceduar penalisht shtetasja: R. B., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel