U kap duke ndërtuar objekt pa leje në tokë shtetërore, pranga 48-vjeçarit

09/06/2021 09:11
Foto ilustruese

Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Mallakastër, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në tokë shtetërore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 48 vjeç, banues në Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Top Channel