Testohen në Lushnje perimet hibride, skualifikohen nga tregu bimët që nuk japin rendimentin e duhur

09/06/2021 14:34

Perimet hibride po testohen në QTTB në Lushnje.

Janë me qindra farëra të cilat janë mbjellë si në fusha ashtu edhe në sera. Specialistët e bujqësisë për të parë rezultatin e punës kanë thirrur kolegët e tyre nga i gjithë vendi. Këto bimë pasi testohen për fuqinë mbirëse, rezistencën dhe rendimentin u jepen prodhuesve.

Është rezistenca ndaj sëmundjeve dhe super prodhimi dy arsyet që i bëjnë kultovaret hibride më të kërkuarit për mbjellje. Risia këtë vit është ndryshimi i teknologjisë së specit ku janë përdorur formula të cilat kanë ulur ndjeshëm përdorimin e imputeve bujqësore dhe kanë rritur rendimentin.

Një tjetër  formulë është bërë dhe vënia në punë e mikro plehrave, e cila ka dhënë rezultat ndaj sëmundjeve.

Zëvendës ministri i bujqësisë Dhimo Kote i pranishëm në këtë aktivitet tha se është arritur një standard në nivelin e kohës nga QTTB Lushnje  dhe është një model për serat private. Kjo tregon një bashkëpunim midis aktorëve.

Qendra e transferimit të teknologjive bujqësore në Lushnje krahas hibrideve zhvillon edhe farërat autoktone. Këto janë të pëlqyeshme për konsumatorin për shkak të shijes së veçantë, por jo për prodhuesit.

Në këto fusha janë testuar mbi 800 farëra hibride të domates. Ato pasi prodhohen në këtë qendër, futen gjerësisht në treg. Këto hibride janë të certifikuara nga BE. Bimët që nuk japin rendimentin e duhur skualifikohen nga tregu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA