Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend për të votuar për shkarkimin e Ilir Metës.

Ndryshe nga pjesa tjetër e deputetëve, Rama mori fletën e votimit dhe nuk shkoi drejt dhomave të fshehta, por votoi tek foltorja e Kuvendit.

Me maskë në fytyrë, kryeministri mbaroi procedurën më shpejt se të gjithë deputetët e tjerë dhe u largua prej sallës.

Rama foli sot shkurt për shkarkimin e presidentit Meta, për të cilin tha se ndihej i keqardhur që dikur kishin qenë miq, por kishte shkelur kushtetutën dhe i ka turpëruar para aleatëve.

Rama: Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi me statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit, ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA, ka zhgarravitur fytyrën e Shqipërisë në marrëdhënie me përfaqësuesit e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.

Meta i ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, prandaj ky parlament sot do të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% të qytetarëve. Meta ka mbaruar punë dhe fjalët për të si president kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel