“Eja KUVENDojmë”, kështu u quajt protesta e mbajtur nga gazetarët para Parlamentit të vendit kundër një rregulloreje të re për akreditimin, akomodimin dhe orientimin e gazetarëve pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Vendimi që mban firmën e kreut aktual të Kuvendit Gramoz Ruçi, daton më 2 qershor 2021. Sipas gazetarëve rregullorja cenon punën e tyre dhe mbi të gjithë lirinë e medias në vend.

Esiona Konomi: Prej 8 vitesh mbuloj aktivitetin e Kuvendit, duke marrë akreditim çdo vit. Nga shtatori e tutje akreditim për ne do të thotë të marrësh leje për t’u futur në bodrumin e Kuvendit. Dhe prej aty mund të shohim në ekran zhvillimin e mbledhjeve, kjo kur të ndezë apo fikë kamerën Kuvendi. E mbani mend kur Armando Prenga qëlloi me rrip pantallonash një deputet? Ishin kamerat tona në korridoret e kuvendit që e kapën këtë ngjarje që më pas nxiti Ligjin e Dekriminalizimit.

Fjorela Beleshi: Ne të gjithë bëjmë thirrje për një gazetari  sa më pranë vendngjarjes, ndërsa këta an e heqin atë, dhe kjo vetëm e veëtëm të jenë të kuruar në audio dhe figurë. Janë zgjedhur për të dhënë llogari dhe jo për të më dhënë mua çfarë të duan ata.

Nga ana e Zyrës së Shtypit të Kuvendit na u tha se do të dalin më një qëndrim zyrtar. Një kërkesë ka bërë edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Aleksandër Çipa: Në aspektin verbal deri tani na është thënë që kjo është një praktikë që ndiqet në shumë vende të Europës. Por shqetësimi ynë është në lidhje më faktin që po ndiqet politikë selective në lidhje më gazetarët e RTSH-së dhe ATSH-së. Nuk kemi arsye për të paragjykuar, port ë dyshojmë është në natyrën tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA