Përleshje të ashpra në Kolumbi kundër ndeshjes së futbollit mes krizës sociale

09/06/2021 19:34

Përleshje të ashpra u shënuan dje sërish në Kolmbi mes protestuesve dhe policisë me veshje të rënda, kundër mbajtjes së një ndeshjeje futbolli qe mbahet mes krizës se rende politike e shoqërore që ka përfshirë vendin.

Përplasjet mes demonstruesve dhe autoriteteve u zhvilluan pranë stadiumit Metropolitano në qytetin e Barranquilla, teksa brenda zhvillohej ndeshja mes skuadrave kombëtare të Kolumbisë e Argjentinës.

Deri tani rreth 50 persona, përfshirë një polic, janë vrarë në demonstratat masive antiqeveritare të Kolumbisë që nga 28 prilli.

Sipas raportit të fundit nga Zyra e Ombudsmanit të Kolumbisë mbi demonstratat, vdekjet e 20 prej 48 personave të vrarë ishin të lidhura drejtpërdrejt me protestat, ndersa numri i të vdekurve në demonstratat kundër reformës tatimore, të cilat filluan me grevën kombëtare, është shumë më i lartë.

Gjatë protestave antiqeveritare të mbajtura në të gjithë vendin, tashme ne diten e 38-te, në qytetin Cali u vranë 13 njerëz, ndërsa në kryeqytetin Bogota u plagosën 185 persona.

Njësitë policore të Kolumbisë, ESMAD, ndërhynë dje me ​​gaz lotsjellës ndaj demonstruesve pasi disa prej grupeve aktiviste dëmtuan bankat, stacionet e autobusëve dhe bizneset.

 

FOTO GALERI
4/5
Deri tani rreth 50 persona, përfshirë një polic, janë vrarë në demonstratat masive antiqeveritare të Kolumbisë që nga 28 prilli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA