Ndalohen dy persona në Kavajë, akuzohen për 4 vjedhje. Dy të tjerë janë në kërkim për…

09/06/2021 09:47
Ilustruese

Policia e Kavajës ka ndaluar dy persona, pasi kanë vjedhur banesën e një personi.

Po ashtu këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera (2 magazina dhe 2 banesa) po në Kavajë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ndalimi i shtetasve:

E.C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç,pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera (2 magazina dhe 2 banesa) në Qytetin e Kavajës”, njofton policia.

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e një 25 vjeçari dhe  një 28 vjeçari.

Sipas Policisë këta persona dyshohet se gjatë natës në Kamzë, kanë tentuar të vjedhin një magazinë.

“Më datë 07.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S. M., 25 vjeç dhe  K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet se gjatë natës në Kamzë, kanë tentuar të vjedhin një magazinë”, bën me dije policia.

Top Channel