Kreshnik Ajazi merr zyrtarisht detyrën në krye të Prokurorisë së Elbasanit, Ibrahimi: KLP punon për t’ju garantuar autoritetin e sigurinë

09/06/2021 17:43

 Kreshnik Ajazi ka marrë detyrën në mënyrë zyrtare si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Elbasanit.

Ndërsa i uroi suksese në detyrën e tij Kreshnik Ajazit, Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi tha se prokuroritë kanë nevojë për drejtues që kanë forcë morale dhe profesionale në mënyrë që të jenë efiçentë në punën e tyre.

Ibrahimi tha se prokurorë duhet të jenë të pavarur në detyrën, ndërsa theksoi se KLP po punon për t’u garantuar autoritetin e sigurinë.

“ Sistemi i Prokurorisë ka nevojë për lidership, i cili qëndron tek forca morale dhe profesionale e drejtuesit. Drejtuesi i prokurorisë ka një rol të rëndësishëm ne mbarëvajtjen dhe efiçencës së punës në Prokurori. Deri tani kemi arritur të emërojmë 5 drejtues prokurorie dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Elbasani është një Prokurori e cila kërkohet nga prokurorët, KLP nuk ka vështirësi të plotësojnë vakancat nëse ato dalin. Mënyra si ne garantojmë karrierën e prokurorëve, thelbësore për efiçencën e sistemit. Prokuroret duhet të mësohen me pavarësinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrës. KLP po punon për t’ju garantuar juve autoritetin dhe sigurinë për të kryer detyrën”, tha Ibrahimi.

Ajazi u shpreh se Prokuroria e Elbasanit ka dhënë rezultate gjatë vitit 2020 duke treguar se ky institucion ka mishëruar nevojën e reformës në drejtësi, ndërsa siguroi siguri.

“Gjatë 2020-ës kemi trajtuar një numër të madh çështje dhe kemi rezultate të prekshme në goditjen e strukturave kriminale në bashkëpunim me strukturat e policisë. Rezultatet janë të prokuroreve, jo të miat. Elbasani ka problematikat e veta, jemi angazhuar me gjithë kapacitetet në hetimin sa më përngjashmëri të çështjeve sensitive për opinionin publik. Jemi të angazhuar të kemi rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keni nevojë për investime në siguri fizike në institucion, përcaktimi i statusit të nëpunëseve civile në prokurori dhe i kemi kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm zgjedhjen e këtyre problemeve”, tha Ajazi.

Top Channel