Këngë e valle në Presidencë/ Presidenti dekoron ansamblin folklorik të Dibrës

09/06/2021 15:22

Kënga dhe vallja gjëmonte sot në oborrin e pasëm te Presidencës së Republikës, në të njëjtën kohë kur Kuvendi po diskutonte kërkesën për shkarkimin e Presidentit Meta.

Presidenti kishte ftuar në presidencë ansamblin artistik folklorik të Dibrës Haziz Ndreu duke dekoruar këtë ansambël me titullin “Nderi i Kombit”.

Vetë presidenti deklaroi se do rikthehej në mes të shtatorit në zall dardhë për të marrë pjesë në aktivitetet artistike atje.

Ceremonia u zhvillua paralel me seancën e Kuvendit të Shqipërisë ku socialistët bashkë me një pjesë të opozitës së re po ishin gati për të votuar shkarkimin e Presidentit. Deri në atë moment presidenti nuk pati asnjë reagim për çka po ndodhte.

Top Channel